Beschrijving
SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT
Shqiptarët janë shtatë – lartë, nënvizon Baron de Vaudoncourt, gjithë muskuj, të fuqishëm dhe me bel të hollë…Kanë një profil mjaft tërheqës, njëlloj si modeli i statujave të lashtësisë greke.
Në vështrimin e parë, pamja e shqiptarit të jep përshtypjen e një kombinimi ngjyrash të freskëta, të alternuara bukur, ku dallohen sytë ekspresivë, ngjyrë gri, vetullat e holla dhe të harkuara, balli i lartë dhe i ashpër si dhe mollëzat e faqeve si të skalitura. Buzët i kanë të mëdha dhe qafën të gjatë, shpinën të drejtë dhe gjoksin të gjerë dhe të hedhur përpjetë, ndërsa gjymtyrët në një trajtë të përsosur.
Cilitdo i bie në sy qëndrimi i tyre krenar.
Ata i përgatisin vetë rrobat e trupit të tyre, një veshje, të cilën Bajroni e quajti \





